Ernest Muçi bën ligjin në Turqi, gol dhe asist në fitoren e Trabzonspor

Ernest Muçi bën ligjin në Turqi, gol dhe asist në fitoren e Trabzonspor

Ernest Muçi ka tregaur edhe një herë se është ai “Zot” i kampionatit turk, dhe askush nuk ka bërë më mrië se ai deri më tani. Ylli kuqezi ka qenë autori i një asisti dhe një goli në fitorene  sotme në transfertë të skaudrës së tij Trabzonspor përballë Samsunspor. Muçi dha asistin perfekt në minutën e 26-të për shokun e tij të skuadrës në golin e parë. Ndërkohë që në të 91-tën, Ernest Muçi u tregua i saktë nga pika e bardhë duke realizuar golin e tretë për skuadrën dhe të nëntin personal deri në këtë fazë të kampionatit.