Ermir Sahiti i bashkohet Makabit izraelit në formë huazimi

Ermir Sahiti i bashkohet Makabit izraelit në formë huazimi

Në orët e fundit të merkatos dimërore vijojnë befasitë e lojtarëve shqiptarë në treg. Mësojmë se Ermir Sahiti i është bashkuar Makabit të Tel Avivit në formë huazimi. Ky është njoftimi që japin vetë mediumet sportive. Sipas tyre, Emir Sahiti i është bashkuar Makabit nga Hamburgu, pasi u arrit një marrëveshje mes dy klubeve për huazimin e anësorit deri në fund të sezonit 2025/26, me opsion blerjeje të përhershme. Sahiti ka shënuar 3 gola në 26 paraqitje në të gjitha garat për Hamburgun, që kur iu bashkua klubit të Bundesligës në verën e vitit 2024 nga Hajduk Split. Pas përfundimit me sukses të testeve mjekësore, Sahiti i tha faqes zyrtare të klubit: “Jam krenar dhe i emocionuar që i bashkohem Makabi Tel Avivit, një klub...