Eric ngre zërin: E turpshme që pozicioni jashtë loje i Cubarsí të rishikohet për 6 minuta
13 Shkurt 2026 8:17 Alfred Lleshi Humbja e dhimbshme 4-0 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit ndaj Atlético Madridit tronditi Barcelonën. Eric Garcia, i përjashtuar në fund, pranoi: “Nuk arritëm të shfaqim atë që donim. Ata na dëmtuan shumë në kundërsulm. Patëm rastin e Fermín dhe më pas pësuam të katërtin. Në pushim u përpoqëm të ndryshonim diçka. Kanë mbetur 90 minuta në shtëpi, me tifozët tanë. Kemi skuadër të mjaftueshme për ta përmbysur”. Mbrojtësi shtoi: “Ata shënuan katër, por ne jemi të aftë të shënojmë më shumë në kthim, para tifozëve tanë”. Për VAR-in u shpreh: “Është turp që loja të ndalet 6 minuta për të vendosur nëse është apo jo jashtë loje me sistem gjysmë-automatik. Një pozicion që nuk duket. E bëmë...
Burimi:
telesport.al