Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Enzo Maresca thyen heshtjen, komenton largimin e tij nga Chelsea
7 Janar 2026 9:07 Telesport Enzo Maresca thyen heshtjen dhe flet për herë të parë që nga lamtumira e tij me Chelsea. Trajneri italian përdori mediat sociale për t’i dhënë lamtumirën “blues” me një mesazh të gjatë. “Udhëtimi im me Chelsea filloi me raundet paraprake të Conference League. Po largohem me qetësinë e brendshme të lënies së një klubi prestigjioz si Chelsea aty ku e meriton të jetë”, tha Maresca. Më tej, ai shtoi: “Dua të falënderoj të gjithë njerëzit e Chelsea për mbështetjen e tyre gjatë 18 muajve të fundit. Kjo mbështetje ishte vendimtare për kualifikimin tonë në Champions League, fitoren Conference League në Kupën e Botës për klube”. “Fitore që do t’i mbaj gjithmonë në zemër! Një falënderim i veçantë për të gjithë...