Enrique: Është koha për të fituar trofetë, duhet të menaxhojmë me kujdes presionin
Trajneri i PSG, Luis Enrique, foli në prag të ndeshjes jashtë fushe kundër Rennes për raundin e 22-të të Ligue 1. “Ky vit është i veçantë. Kemi pasur tre javë pushim pas një sezoni shumë të gjatë. Për mua, është thelbësore të kem ditët e nevojshme për të punuar”, tha spanjolli. “Gjithashtu, duhet të menaxhojmë presionin, stresin dhe tensionin që janë konstante në një ekip të nivelit të lartë. Pushimi është i nevojshëm për t’u çlodhur, për të rizbuluar gëzimin e ardhjes në stërvitje“, komentoi Luis Enrique. “Të gjithë mendojnë: ‘Ata fitojnë shumë, janë atletë të mirë, thjesht duhet të kënaqen’. Është e lehtë ta thuash këtë, por ka më shumë. Pushimi është një nga gjërat më të rëndësishme“, përsëriti Luis Enrique. Duke folur për...
Burimi:
telesport.al