Enigmat e Marcus Thuram; shifrat e krizës dhe “agjërimi” i gjatë i francezit zikaltër
28 Shkurt 2026 10:26 Alfred Lleshi I pasaktë dhe pak vendimtar; ku ka përfunduar Marcus Thuram i dikurshëm? Që nga ardhja tek Interi në qershor 2023, djali i Lilian Thuram mahniti falë harmonisë me Lautaro Martinez dhe efikasitetit para portës. Sezonin e parë e mbylli me kuota dyshifrore në kampionat (13 gola), po aq asistime, si dhe nga një gol në Champions dhe Superkupën e Italisë. Një vit më pas i përmirësoi statistikat: 14 gola në Serie A dhe 3 më shumë në Champions. Këtë sezon, megjithatë, diçka nuk po funksionon. Fillimi ishte i shkëlqyer me 11 gola dhe një dopietë ndaj Ajax-it në Champions, por më pas erdhi rënia: 577 minuta pa shënuar në Europë, deri te ndeshja me Bodo/Glimt. Edhe në Serie A...
Burimi:
telesport.al