Endrick apo Gonzalo Garcia? Real Madrid merr që tani vendimin e rëndësishëm për sezonin e ri

Endrick apo Gonzalo Garcia? Real Madrid merr që tani vendimin e rëndësishëm për sezonin e ri

13 Prill 2026 18:25 Telesport Huazimi te Lyon i ka bërë shumë mirë Endrick. Braziliani ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 6 asiste te francezët, në 16 ndeshje në total. Duke parë formën e mirë të Endrick, drejtuesit e Real Madridit kanë vendosur që tani për rikthimin e brazilianit dhe qëndrimin e tij te “Los Blancos” për sezonin e ardhshëm, bën të ditur “The Athletic”. Sipas raportimit në fjalë, rikthimi i Endrick do të largojë Gonzalo Garcia, pasi nuk ka vend për të dy. “Zbulimi” i ish-trajnerit Xabi Alonso gjatë Kupës së Botës për Klube në verën e kaluar, ka luajtur vetëm 1190 minuta në të gjitha kompeticionet, ku ka shënuae 6 gola dhe ka dhënë 2 asiste. Edhe vetë sulmuesi është i vetëdijshëm...