Emre Can: Moment i mirë në kampionat, tani të mposhtim Inter në Champions League

Emre Can: Moment i mirë në kampionat, tani të mposhtim Inter në Champions League

26 Janar 2026 9:19 Telesport “Jemi kritikuar shumë javët e fundit dhe me të drejtë, por pas fitores 3-0 ndaj Union Berlin dhe humbjes së Bayern shohim më shumë optimizëm për të ardhmen dhe jam krenar për djemtë dhe mënyrën se si e trajtuam situatën“. Është kjo deklarata e Emre Can, mesfushori dhe kapiteni i Borussia Dortmund, që ishte edhe protagonist me një gol në këtë sukses. Ai ka lënë pas ndeshjen e kampionatit dhe është i përqendruar në ndeshjen evropiane kundër Inter në mesjavë. “Nuk është kurrë e lehtë të luash këtu; duhet të këmbëngulësh dhe ne e bëmë për 90 minuta. Urime ekipit: ata luajtën një ndeshje vërtet burrërore, jo gjithmonë të bukur, por pikët janë ato që kanë rëndësi dhe lufta u...