Emër i njohur për kampionatin shqiptar, sulmuesi transferohet në Kosovë

Emër i njohur për kampionatin shqiptar, sulmuesi transferohet në Kosovë

Viktor Da Silva, një emër i njohur i kampionatit shqiptar, i ka dhënë drejtim të ardhmes, teksa së fundmi, është transferuar te Drenica në Kosovë. “Drenica ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me sulmuesin brazilian, Victor Da Silva. 31-vjeçari vjen si një përforcim i rëndësishëm për repartin e sulmit, duke sjellë me vete eksperiencë ndërkombëtare. Së fundmi Da Silva ishte pjesë e Partizanit. E kaluara e tij është mjaft e suksesshme, duke u formuar dhe luajtur për klubin e njohur italian, Chievo Verona. Gjithashtu, ka shkëlqyer te Vllaznia dhe Nasaf Qarshi”, – shkruhet në njoftimin e klubit kosovar. Da Silva ka luajtur për Vllazninë, Bylisin dhe Partizanin.