Elkann në darkën e Krishtlindjes: “Jemi një familje, objektivi është të rikthehemi te trofetë”
Familja dhe rikthimi te fitimi i trofeve. Këto janë dy konceptet kryesore të shprehura nga John Elkann, president i Juventusit, i cili foli para skuadrës bardhezi gjatë darkës së Krishtlindjes të mbajtur në “J Museum”: “Është bukur të jemi këtu bashkë, të gjithë jemi pjesë e një familjeje të madhe. Jemi këtu, në muzeun tonë, që feston historinë e Juventusit. Është e rëndësishme që ta njihni, sepse sot jeni pjesë e saj”. Gjatë fjalimit, Elkann deshi edhe një herë të shuajë zërat për një shitje të mundshme të klubit, duke theksuar identitetin dhe ADN-në bardhezi: “Po bëheni një grup, një skuadër gjithnjë e më e fortë dhe secili prej jush është i rëndësishëm që Juventusi, i bashkuar, skuadër dhe shoqëri, të rikthehet te fitoret. Sepse...
Burimi:
telesport.al