Elite Youth Development Academy mirëpret Taulant Xhakën dhe Jurgen Gjasulën

Elite Youth Development Academy mirëpret Taulant Xhakën dhe Jurgen Gjasulën

Elite Youth Development Academy zhvilloi një aktivitet të veçantë edukativ dhe motivues, duke mirëpritur dy ish-lojtarë të Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka dhe Jurgen Gjasula, në një vizitë që synonte ndarjen e eksperiencave dhe frymëzimin e brezit të ri të futbollistëve. Gjatë kësaj pasditeje, Xhaka dhe Gjasula u angazhuan në një bashkëbisedim të hapur me lojtarët e akademisë, ku ndanë histori nga karriera e tyre profesionale, duke u ndalur te momentet kyçe, sfidat e përballuara dhe rëndësia e përkushtimit të vazhdueshëm në çdo fazë të zhvillimit sportiv. Ish futbollistët e Kombëtares theksuan rëndësinë e mentalitetit korrekt, disiplinës dhe punës së përditshme, duke i inkurajuar të rinjtë të shfrytëzojnë maksimalisht proceset stërvitore dhe edukative që ofron Elite Youth Development Academy. Vizita nuk u kufizua vetëm në aspektin...