Eliminoi Realin nga Kupa, sulmuesi i Albacetes: Doja ta lija futbollin por…
Albacete shkroi historinë në Kupën e Mbretit duke eliminuar gjigantin spanjoll, Real Madrid, dhe hero i madh i kësaj ndeshjeje ishte pa dyshim sulmuesi Jefté Betancor. 25-vjeçari u shfaq në momentet vendimtare, duke shënuar dy gola kyç që vulosën fitoren dramatike 3-2 të Albacete. Pas ndeshjes, Betancor shpërtheu në emocione, duke folur për golat, karrierën dhe dedikimin për djalin dhe gruan e tij. “Gjëja më e madhe që më ka ndodhur në futboll. Është ajo për të cilën ëndërron si fëmijë. Për ekipin tim, i cili ka punuar si i çmendur. Kjo i shkon të gjithë familjes sime, të cilën e dua.” “Nëntë vjet më parë doja ta lija futbollin. Sot, duke ëndërruar dhe duke punuar, shikoni si jemi…” “Ishte shumë e vështirë, por ekipi...
Burimi:
telesport.al