Eliminimi nga Champions e ka lënë me pasoja, Marseille i ikën fitorja nga duart ndaj Parisit të vogël… (video)
31 Janar 2026 19:10 Telesport Pasi mbeti jashtë play-offit në Champions League, Olimpique Marseille i ka ikur fitorja nga duart, pasi ka barazuar 2-2 ndaj Paris FC, në sfidën e vlefshme për javën e 20-të në Ligue 1. Marsejezët kaluan të parët në avantazh me Mason Greenwood, anglezi shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, pas një faulli brenda në zonë. Pierre-Emerick Aubameyang dyfishoi shifrat për Marsejën në minutën e 53-të, por vendasit barazuan shifrat në minutat e fundit. Jonathan Ikone shënoi fillimisht për vendasit në minutën e 82-të, ndërsa Kebbal barazoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në kohën shtesë. Rezultati final 2-2. Marseja renditet në vendin e tretë me 39 pikë, ndërsa trajneri Roberto De Zerbi rrezikon shumë shkarkimin, pas mbeti jashtë...
Burimi:
telesport.al