Eliminimi i Interit nga Champions League, Chivu: Jemi të trishtuar, na mungoi energjia
Interi nuk ia doli të përmbyste humbjen 3-1 të ndeshjes së parë kundër Bodo/Glimt, madje u mposht edhe dje në Milano 1-2 nga norvegjezët që bënë surprizën në këtë fazë play-off-i të Champions League. Pas ndeshjes trajneri i zikaltërve, Cristian Chivu, tha se janë të mërzitur për rezultatin, por njëkohësisht komplimentoi rivalët për paraqitjen. Sipas rumunit, ekipit të tij i mungoi energjia, duke cekur se Bodo/Glimt ka luajtur vetëm katër ndeshje në tre muajt e fundit. “Ndeshja dhe eliminimi? Ne u përpoqëm të bënim gjithçka që mundëm që nga fillimi. Bodo ishte shumë mirë i organizuar në një bllok të ulët me 10-11 lojtarë poshtë linjës së topit dhe fakti që nuk shënuam golin e avantazhit krijoi një ndjenjë rehatie për ta, duke e ditur se do...
Burimi:
sot.com.al