Elbasani- Egnatia sfida hapëse, Superioria në tri ditë

Elbasani- Egnatia sfida hapëse, Superioria në tri ditë

Do të nisë me një duel të zjarrtë java e 29-të Abissnet Superiore. AF Elbasani- Egnatia, dy skuadrat e rajonit të Shqipërisë së mesme vihën përballë (19:00) për herë të katërt në këtë edicion. Në “Elbasan Arena” ora 19:00, pritet të shihet një ndeshje të fortë e rivalizuese për vetë faktin që skuadrat janë duke pretenduar zonën ‘Final Four’ e më pas titullin kampion. Vendasit e Gvozdenoviç janë në krye (bashkë me Vllazninë nga 52 pikë) dhe pritet të shfrytëzojë disa faktorë ‘Pro’ për të tentuar tri pikët. Edhe pse Lulaj, Dialo dhe së fundi portieri Janaçek janë mungëseat e mëdha të Elbasanit, alternativat që ka në organikë nuk mungojnë. Në anën tjetër Egnatia e cila sot do ketë mungesat e Aleksit (5 javë i...