Elbasani-Egnatia dhe Vllaznia-Dinamo, ndeshje emocionuese na presin në javën e 29 të Superiores
Java e 29-të e kampionatit “Abissnet Superiore” premton sfida mjaft interesante dhe vendimtare për ecurinë e skuadrave, si në garën për një vend në “Final 4”, ashtu edhe në luftën për mbijetesë. Kjo javë do të hapet me përballjen mes Elbasanit dhe Egnatias, një duel që ka prodhuar rivalitet dhe spektakël në tre sfidat e mëparshme të këtij sezoni. Ndeshja do të luhet të premten në “Elbasan Arena”, në ora 19:00. Edhe e shtuna sjell përballje të rëndësishme. Bylis do të përballet me Flamurtarin në një sfidë ku të dyja skuadrat synojnë maksimumin e pikëve. Takimi është planifikuar të zhvillohet në ora 15:00, në stadiumin “Adush Muça”. Vllaznia kryesuese do të presë në shtëpi Dinamo City-n, ndërsa Partizani do të udhëtojë drejt Durrësit për t’u...
Burimi:
sportekspres.com