Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Elbasani e Tirana barazojnë, Vllaznia fitore mes vuajtjesh me Flamurtarin, Vora shkatërron Bylisin
Adriatik BALLA Java e 18-të e Kategorisë Superiore u mbyll ditën e djeshme, ku ra në sy që në fillim fitorja e thellë e Vorës 4-1 ndaj Bylisit, duke marrë një trepikësh që e largon disi nga zona e ftohtë e tabelës dhe duke ia marrë vendin e shtatë skuadrës ballshiotë. Pra dy ekipet dje ndryshuan pozicionet, tashmë me Vorën një pikë përpara. Një ndeshje që duhej të prodhonte fitues ishte ajo mes Elbasanit dhe Tiranës, por në fund dy rivalët e vjetër të kampionatit barazojnë 1-1, duke i lënë të dy kampet të pakënaqur, pasi u duheshin medoemos pikët. Elbasani ngec në rrugëtimin për kreun, duke u distancuar disi nga Egnatia kryesuese, ndërkohë që Tirana e mbyll pjesën e parë të sezonit në vend...