Elbasani e bën ‘ditë vere’ në Vlorë, Flamurtari nuk ngrihet

Elbasani e bën ‘ditë vere’ në Vlorë, Flamurtari nuk ngrihet

Abissnet Superiore, java e 28 Flamurtari- AF Elbasani 1-2 (Ramani 65′ /Lajthia 5′,63′) Ndeshja e dytë e ditës së sotme Flamurtari- AF Elbasani luajtur në 18:00 në stadiumin “Flamurtari” ishte e gjitha spektakolare. Vendasit ishin në kërkim të fitores së shpresës ndërsa elbasanasit për të marrë tri pikët që e bashkonin në krye me Vllazninë. Në fushë te të dy kampet më të mirët por cilësia e verdhebluve, falë dhe aftësisë shënuese të Xhonatan Lajthisë (autor i dy golave), bëri diferencën. Ish lojtari i Bylis shënoi në minutat 5′ dhe 63′ dhe sikundër në Kupë ndërsa anësori i Elbasanit shënoi dy herë ndaj Partizanit arriti të përsërisë vetën edhe sot në kampionat. Një gol i Ramanit për vendasit nuk mjaftoi që vlonjatët të dilin me...