Ekipet kombëtare të vajzave vijojnë përgatitjet në kuadër të kualifikueseve të Europianit
2 Shkurt 2026 17:02 Telesport Ekipet kombëtare të vajzave vijojnë me intensitet përgatitjet në kuadër të turneve kualifikuese të radhës, duke zhvilluar stërvitje të rregullta në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, si edhe teste miqësore që shërbejnë për rritjen e nivelit konkurrues dhe konsolidimin e skuadrave. Në këtë kuadër, ekipi kombëtar U-19 për vajza zhvilloi së fundmi një ndeshje testuese ndaj skuadrës së Partizanit, një përballje që i dha mundësi stafit teknik, nën drejtimin e trajneres Daniela Kodra, të aktivizojë vajzat e grumbulluara dhe të vlerësojë gjendjen e tyre fizike e tekniko-taktike. Paralelisht, edhe ekipet kombëtare të moshave më të vogla të vajzave kanë zbritur në fushë, duke vijuar procesin e përgatitjes dhe zhvillimit, në kuadër të strategjisë për forcimin e futbollit të vajzave dhe...
Burimi:
telesport.al