Burimi:
sportekspres.com
Foto © sportekspres.com
Ekipet kombëtare të vajzave në aksion edhe në muajin dhjetor. Fokusi në përgatitjen e skuadrave & evidentimin e elementeve të reja
Edhe gjatë muajit dhjetor, puna në ekipet kombëtare të vajzave vijon pa ndërprerje, me fokus përgatitjen sa më të mirë dhe evidentimin e elementeve të reja, për të ndërtuar skuadra sa më solide për angazhimet në skenën europiane. Kombëtarja e vajzave U-19 zhvilloi së fundmi një ndeshje miqësore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ndaj ekipit të parë të Teutës, ku u mposht me rezultatin 0-4. Ky takim i shërbeu stafit teknik, nën drejtimin e trajneres Daniela Kodra, për të testuar disa futbolliste dhe për të vlerësuar nga afër gjendjen dhe potencialin e tyre. Nga ana tjetër, edhe përfaqësuesja rajonale U-14 për vajza zhvilloi një test miqësor ndaj KF Spartakut U-13 për vajza, takim gjatë të cilit spikatën disa elemente premtuese, të cilat do të...