Egnatia thyen Teutën dhe shpallet kampione dimri, Dinamo e Dajës përmbys Partizanin

Egnatia thyen Teutën dhe shpallet kampione dimri, Dinamo e Dajës përmbys Partizanin

Adriatik BALLA Java e 18-të e “Abissnet Superiore nisi dje me dy ndeshjet e para të saj, duele që dhanë emocione deri në vërshëllimën e fundit dhe pati edhe rezultate befasuese. Padyshim, vëmendjen kryesore e mori dueli derbi në kryeqytet midis dy shkollave të futbollit tonë, Partizanit dhe Dinamos. Edhe pse të kuqtë ishin pritës të këtij dueli, nuk ia dolën të marrin rezultat pozitiv. Ata pësuan disfatë 1-3 nga “nëndetësja” dinamovite, madje një rezultat me përmbysje. Duhet thënë se nuk fitoi vetëm Dinamo, por edhe një triumf i trajnerit Ilir Daja, që i dha leksione dje rivalit më të ri, Kërnaja. Ndeshja derbi Pjesa e parë foli më tepër për Partizanin, që gjeti golin me Rrok Tomën në minutën e 44-t. Më pas në...