Egnatia thyen Partizanin, Dinamo përmbys Vorën, Flamurtari barazon mes grushtesh në Vlorë ndaj Teutës

Egnatia thyen Partizanin, Dinamo përmbys Vorën, Flamurtari barazon mes grushtesh në Vlorë ndaj Teutës

Adriatik BALLA Java e 17-të e Kategorisë Superiore nisi ditën e djeshme me tre takimet e para, për të vijuar sot me dy të tjerat. Kjo ishte java e parafundit e kampionatit për këtë vit, teksa të martën dhe të mërkurën e ardhshme do të luhet edhe java e 18-të që nënkupton xhiro e fundit e fazës së dytë dhe e gjysmës së kampionatit “Abissnet Superiore”. Dje ndeshja kryesore ishte ajo mes Egnatias dhe Partizanit, fituar nga rrogozhinasit 2-1, ndërkohë që një fitore me vlera shënoi edhe Dinamo që mundi Vorën 2-1. Ndeshja më e vonë e luajtur mbrëmë ishte ajo mes Flamurtarit dhe Teutës, e cila prodhoi edhe një skandal me ndërprerjen e takimit. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për durrsakët (gol i...