Egnatia- Partizani merr vëmendje, Dinamo e Flamurtari faktori fushë i favorizon

Egnatia- Partizani merr vëmendje, Dinamo e Flamurtari faktori fushë i favorizon

Këtë pasdite do të zhvillohen tre ndeshje të javës së 17-të në Abissnet Superiore. Në orën 16:30 janë programuar duelet Dinamo Siti- Vora (në Air Albania”) dhe Egnatia- Partizani. Në mbrëmje vjen takimi Flamuratri-Teuta. Dy sfidat e tjera të këtij raundi, luhen nesër e shtunë 20 dhjetor 2025. Klasikja Tirana- Vllaznia si dhe Bylis -AF Elbasani përballen në orën 13:30. Në Rrogozhinë pritet të figurojë një supersfidë. Si vendasit ashtu dhe të kuqtë janë skuadrat e momentit. Paçka se të kuqtë kanë 23 pikë, ata kanë koleksionuar tre fitore radhazi duke u ‘shkulur’ nga fundi e pretenduar seriozisht zonën ‘Final Four’. Analoge situata te kampionët. Fitorja e fundit në kryeqytet me Dinamon ishte ‘gur’ prove se rrogozhinasit po kalojnë momentin e mirë sezonal. Sakaq paralelisht...