Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Egnatia kampione dimri, rrogozhinasit mposhtin Teutën
Egnatia fitoi 0-1 ndaj Teutës në ndeshjen e javës së 18-të, e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës. Takimi u vendos nga goli i Kastriot Selmanit në minutën e 61-të. Teuta gjeti rrjetën më herët me Jurgens, por goli u anulua nga VAR për pozicion jashtë loje. Ndeshja ishte e balancuar dhe u karakterizua nga raste në të dyja portat. Në minutat e fundit, Egnatia mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit të Aljev me karton të kuq. Portieri Dajsinani u dallua me pritje vendimtare, duke ruajtur avantazhin e skuadrës së tij. Me këtë fitore, Egnatia shkon në kuotën e 37 pikëve dhe shpallet kampione e dimrit. Teuta mbetet pa pikë në këtë përballje në shtëpi.