Burimi:
sportiim.al
Foto © sportiim.al
Egnatia frenon largimiet, Bakajoko nuk lëviz
Nuk ka alarm te Egnatia. Edhe pse u fol për largime të disa titullarëve, së paku deri tani, vetëm portieri Mario Dajsinani po bën gati valizhet e transferimit jashtë vendit. Sulmuesi Bakajoko mësohet se ka hedhur poshtë çdo mundësi për të lëvizuar përpara përfundimit të kontratës në fund të sezonit. Sulmuesi dëshiron të jetë i lirë gjatë verës…Po ashtu Ejlon Sota dhe të tjerë emra që kanë qarkulluar mediatikisht me mundësi largimi, nuk janë pjesë e të larguarëve të momentit. Ndërkohë nesër rrogozhinasit teksa kryesojnë kampionatin, do të luajnë në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë ndaj Apolonisë së Fierit. Pritet që stafi teknik të operojë me kontigjentin pasi me shumë gjasë Tetova do bëjë disa ndryshime në formacionin e tij./Sportiim.al/ Vazhdo leximin