Egnatia barazon me vështirësi me Elbasanin, Flamurtari fiton duelin e mbijetesës me Bylisin
Adriatik BALLA Dje startoi java e 20-të e Kategorisë Superiore, e cila nisi me dy takime, për të vijuar sot me tri ndeshjet e tjera. Duhet thënë se Egantia kampione në fuqi vuajti shumë përballë Elbasanit sfidant, aq sa ndeshja për rrogozhinasit morri pikë pozitive vetëm në minutat e fundit të saj, kurse Flamurtari i Vlorës korri dje një fitore të rëndësishme në një duel direkt me Bylisin për t’i ikur vendit të parafundit, një fitore që ka vlerë për mbijetesën në fund të sezonit. Egnatia e mban kreun, por nuk e ka shijuar fitoen ende për vitin 2026 Egnatia dhe Elbasani barazuan dje me rezultatin 2-2, në një duel ku ndikkimi i VAR ishte i konsiderueshëm, ndërkohë që në fushë përplasej vendi i parë...
Burimi:
sot.com.al