Edon Zhegrova, Juventusi i trembet një rasti ‘Marko Pjaca 2.0’

Edon Zhegrova, Juventusi i trembet një rasti ‘Marko Pjaca 2.0’

Edon Zhegrova duket se ka filluar të shqetësojë seriozisht Juventus-in. Në Torino po ngrihen gjithnjë e më shpesh paralele me rastin e Marko Pjaca-s, një investim i madh që u shndërrua në zhgënjim për shkak të problemeve fizike. Ashtu si kroati dikur, Zhegrova mbërriti me reputacion të lartë, por realiteti deri tani ka qenë larg pritshmërive. 26-vjeçari u ble nga Lille për 15.5 milionë euro, shifër që me bonuset mund të arrijë deri në 18–20 milionë, pavarësisht se në sezonin e tij të fundit në Francë kishte qëndruar për disa muaj jashtë fushave. Edhe pse këtë sezon ka humbur pak ndeshje për shkak dëmtimesh, problemi kryesor mbetet forma jo optimale. Në Itali raportohet se Zhegrova është vetëm në rreth 75% të gjendjes fizike, çka shpjegon...