Edon Zhegrova është rikthyer, por Juventusi ende ka dyshime për shqiptarin

Edon Zhegrova është rikthyer, por Juventusi ende ka dyshime për shqiptarin

Edon Zhegrova ka treguar rritje të ndjeshme të formës në paraqitjet e fundit me Juventus-in, duke sjellë më shumë energji dhe dinamizëm në repartin ofensiv të “Zonjës së Vjetër”. Megjithatë, klubi torinez duket se ende nuk është plotësisht i bindur për rolin e tij në projektin afatgjatë të skuadrës. Sipas gazetarit italian Romeo Agresti, i njohur për afërsinë e tij me ambientin e Juventus-it, anësori i Kosovës ka bërë përparime të dukshme, veçanërisht në aspektin fizik dhe në ritmin e lojës. “Zhegrova ka treguar përparim në aspektin e formës fizike dhe i ka sjellë energji ekipit në paraqitjet e tij të fundit kur është thirrur”, raportohet nga Agresti. Megjithatë, pavarësisht këtyre sinjaleve pozitive, e ardhmja e tij në Torino mbetet ende e paqartë. Sipas të...