Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Edicioni i tretë i “Open Stage” mbyllet me sukses, morën pjesë mbi 400 fëmijë shqiptarë nga e gjithë bota
Edicioni i tretë i projektit “Open Stage” u përmbyll të martën, më 16 dhjetor, me seancat e seleksionimit për fëmijët e vitlindjes 2009, duke shënuar përmbylljen e një tjetër edicioni të suksesshëm. Në këtë projekt morën pjesë mbi 400 fëmijë me origjinë shqiptare nga e gjithë bota, të cilët i përkisnin vitlindjeve 2009, 2010, 2011 dhe 2012 dhe që patën mundësinë të shfaqin potencialin e tyre. “Open Stage” ka si qëllim evidentimin dhe përzgjedhjen e talenteve të reja, duke u kthyer në një nga instrumentet më të rëndësishme për identifikimin e lojtarëve premtues, pa lënë jashtë vëmendjes asnjë talent, veçanërisht ata që jetojnë dhe aktivizohen jashtë vendit. Ky projekt zgjeron ndjeshëm bazën e mundësive për ekipet kombëtare dhe krijon një ndjekje të vazhdueshme të lojtarëve...