Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Edhe ylli tjetër i Real Madrid do të ndjekë shembullin e Nico Paz? Zbulohen prapaskenat
30 Dhjetor 2025 19:27 Telesport Ai ishte padyshim ylli kryesor i Real Madridit gjatë Botërorit të Klubeve në verë, por me fillimin e kampionatit dhe kompeticioneve të tjera zyrtare, Gonzalo Garcia, e ka pasur shumë të vështirë të gjejë minuta. Sulmuesi 21-vjeçar është aktivizuar vetëm në 17 ndeshje deri tnai, ku vetëm në prej tyre e ka nisur si titullar dhe në të gjitha aktivizimet ka luajtur vetëm 330 minuta lojë. Duke mos pasur minutazhin e duhur te Real Madrid, sulmuesi i ri është pranë largimit. Mediet spanjolle zbulojnë se Real Madrid po mendon të përdorë shembullin e Nico Paz me Gonzalo Garcia, pra sulmuesi të shitet diku tjetër me të drejtë blerjeje për një shifër të vogël 8-10 milionë euro në tri sezonet pasardhëse....