“Edhe ne nuk jemi mësuar të luajmë në ‘San Siro’”, trajneri i Bodo hedh poshtë justifikimet e Interit: Siti nuk e përmendi asnjëherë fushën sintetike
Kjetil Knutseli është pranë arritjes së një rezultati historik. Trajnerit të Bodo/Glimtit i duhet të administrojë fitoren 3-1 të marrë një javë më parë kundër Interit për t’u kualifikuar në 1/16-at e Ligës së Kampionëve. Në kampin zikaltër listuan fushën sintetike si shkaktare kryesore për disfatën e pësuar, por trajneri i ekipit norvegjez e sheh këtë argunent thjesht si një justifikim. Knutseli është shprehur se Mançester Siti nuk e përmendi asnjëherë fushën si alibi. Për më tepër, ai shtoi se edhe Bodo/Glimti nuk është mësuar të luajë në stadiume si “San Siro”, por ky nuk mund të jetë një justifikim për rezultatin. “Nuk mund të bëj asgjë për këtë. Mendoj se duhet të përqendrohemi në atë që mund të kontrollojmë. Siti as nuk e përmendi...
Burimi:
sportekspres.com