Edhe Lazio hyn në garë për Frattesi, Interi hap “dritën jeshile” për 25 milionë euro
30 Janar 2026 10:16 Alfred Lleshi Merkatoja e janarit po shkon drejt fundit, por mund të sjellë ende ndonjë surprizë para mbylljes. Një nga emrat që mund të ndezë orët e fundit të negociatave është Davide Frattesi. Edhe në këtë merkato, mesfushori dukej i destinuar të largohej nga Milano. Shumë klube janë interesuar për kushtet e marrëveshjes. Nga Juventusi, me Luciano Spallettin si mbështetësin kryesor të ish-lojtarit të Sassuolos, deri te Fenerbahçe dhe Nottingham Forest. Sot, pretendentja e fundit që i është bashkuar garës për mesfushorin e kombëtares italiane është Lazio. Pavarësisht interesimeve të shumta, për shkak të ofertave që nuk kanë bindur plotësisht drejtuesit zikaltër dhe për shkak të mungesave në mesfushë, pas dëmtimit të Çalhanoglu (me edhe dy ndeshje të Champions League për...
Burimi:
telesport.al