Edhe femrat e Tiranës kualifikim me “golden set”, sfidojnë Pogradecin në finalen e Kupës së Shqipërisë

Edhe femrat e Tiranës kualifikim me “golden set”, sfidojnë Pogradecin në finalen e Kupës së Shqipërisë

Tirana dhe Pogradeci janë dy ekipet finaliste të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra. Nëse për liqenoret kualifikimi ishte i lehtë, për bardheblutë avancojnë në finale falë triumfit në “golden set”. Në gjysmëfinalen e dytë luajtur në “Fahrie Hoti”, Tirana mposhti 3-2 Skënderbeun (22-25, 25-11, 25-17, 20-25, 15-10). Po me këto shifrat ishte mbyllur edhe sfida e parë në Korçë, ndaj gjithçka u vendos në “setin shtesë”. Emocione dhe rivalitet edhe në “golden set”, ku Tirana fitoi 15-13 dhe avancon më tej, ku do të luftojë për të mbrojtur trofeun fituar një vit më parë. Në gjysmëfinalen tjetër, Pogradeci mundi 3-0 Dinamon (25-19, 25-12, 25-15), në një ndeshje që ishte një formalitet për kryesueset e kampionatit. Ato patën fituar po me këtë rezultat edhe...