E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri
Nga e hëna, të gjithë tifozët shqiptarë që duan një biletë për në ndeshjen Poloni-Shqipëri, e vlefshme për play Off-in e Botërorit, mund të aplikojnë përmes platformës t-Ticket. Në një postim nga Federata Shqiptare e Futbollit, tifozët që dëshirojnë të aplikojnë duhet të regjistrohen paraprakisht në platformë duke krijuar një llogari personale dhe çdo aplikant do të ketë mundësi të aplikojë vetëm për dy bileta, pa mundësi për të kërkuar më pak apo më shumë. Për shkak të numrit të kufizuar të biletave në dispozicion për tifozët kuqezi, përzgjedhja do të bëhet përmes një shorti elektronik. Procesi i aplikimit do të jetë i hapur për një periudhë 48 orë. Pas përfundimit të kësaj periudhe, sistemi do të përzgjedhë në mënyrë rastësore aplikantët fitues. Fituesit do...
Burimi:
javanews.al