E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë ish-portieri i njohur (Emri)
Bota e futbollit është në zi pas ndarjes nga jeta të ish-portierit gjerman Xhorxh Koh. Ai ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare pas një beteje me tumorin në pankreas, sëmundje me të cilën ishte diagnostikuar një vit më parë. Koh ishte një nga portierët e njohur të futbollit evropian, duke lënë gjurmë në disa klube të rëndësishme si PSV Eindhoven në Holandë, Rapid Vjenë në Austri dhe Dinamo Zagreb në Kroaci. Ai u dallua për talentin dhe performancat e tij në portë, duke qenë pjesë e kampionateve dhe kompeticioneve evropiane. Karriera e tij u shënua edhe nga një episod dramatik që ndikoi ndjeshëm në jetën dhe rrugëtimin profesional. Në vitin 2009, gjatë derbit të Vjenës mes Rapidit dhe Austria Vjenës, një kapsollë shpërtheu pranë veshit të tij....
Burimi:
sot.com.al