E thonë statistikat, Lamine Yamal nuk lodhet së “shkatërruari” rivalët

E thonë statistikat, Lamine Yamal nuk lodhet së “shkatërruari” rivalët

Barcelona do të luajë në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit për herë të 62-të në historinë e saj, ndaj Atletico Madridit. Katalanasit eliminuan Albacete, një hap tjetër drejt mbrojtjes së trofeut dhe e bënë këtë falë, edhe një herë, lojtarit më shpërthyes e vendimtar, Yamal. I riu e ka nisur vitin 2026 në mënyrë shkatërruese, me një seri spektakolare që konfirmon formën e tij të jashtëzakonshme. Produkti i “La Masia” është i papërmbajtshëm, e shijon lojën, shënon, asiston. Ai është vendimtar në ecurinë pozitive të Barçës: fituese e Superkupës, lidere e La Liga-s, e kualifikuar direkt në 1/8 finale të Champions-it dhe në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit. Shifrat tregojnë qartë se Yamal ka rikthyer versionin e tij më të mirë, atë para shqetësimeve të...