E theu mallkimin me portierin e Serbisë! Armando Broja i shpëtoi kokën me golin e shënuar, trajneri i Bërnlit e përqafon në fund të ndeshjes

E theu mallkimin me portierin e Serbisë! Armando Broja i shpëtoi kokën me golin e shënuar, trajneri i Bërnlit e përqafon në fund të ndeshjes

Armando Broja është rikthyer! Sulmuesi shqiptar ka arritur që të realizojë golin që i mungonte prej kaq shumë kohësh në Premier League. Sulmuesi shqiptar kishte shumë kohë që nuk shënonte në elitën e futbollit anglez dhe ia ka dalë sot në ndeshjen mes Bournemouth-Burnley. Si për ironi të fatit, Broja ka zhbllokuar veten dhe ka thyer mallkimin duke tundur rrjetën e portierit të Serbisë, Petrovic. Ishte njeriu që priti penalltinë e Rei Manajt në Tiranë dhe njeriu i cili pësoi atë gol të Manajt në Leskovac. Këtë herë Petrovic duhej të përballonte edhe një tjetër lajm të mirë për shqiptarët, Armando Broja e gjeti golin pikërisht në një ndeshje kundër tij. Pas dy ndeshjeve të luajtura si titullar te Burnley, sot sulmuesi shqiptar e nisi...