“E shkarkuan për disa fëmijë të llastuar”, Habib Nurmagomedovi thumbon yjet e Realit: Një vit më parë i luteshin Çabit

“E shkarkuan për disa fëmijë të llastuar”, Habib Nurmagomedovi thumbon yjet e Realit: Një vit më parë i luteshin Çabit

Përvoja e Çabi Alonsos në stolin e Realit të Madridit zgjati vetëm pak muaj. Trajneri spanjoll u shkarkua nga detyra pas humbjes kundër Barcelonës në finalen e Superkupës. Megjithatë, sinjalet e largimit ishin dhënë më herët, për shkak të marrëdhënies së tij jo të mirë me disa prej yjeve të ekipit. Për shkarkimin nga pozicioni i trajnerit ka reaguar edhe Habib Nurmagomedovi. Ish-sportisti i njohur i arteve marciale të përziera ka shpërndarë një “story” në llogarinë e tij në “Instagram”. Ai ka postuar një foto të Çabit duke ngritur trofeun e Bundesligës, ndërsa më pas i ka cilësuar yjet e Realit si fëmijë të llastuar dhe shkaktarë për këtë vendim të klubit. “Nuk ka si besnikëria. Një vit më parë i luteshin, tani e shkarkojnë...