Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
E rëndë/ Goditja fatale i thyen nofullën boksierit të njohur (VIDEO)
Xhejk Pol pësoi humbjen e dytë në karrierën e tij profesionale dhe nokauti i tij i parë u shkaktua nga Anthony Joshua, i cili i dha fund luftës në Miami në raundin e gjashtë. Fitorja e Joshuas ndaj Xhejk Pol nuk u vu në diskutim asnjëherë, por amerikani e pësoi keq nga goditjet e britanikut. Pas ndeshjes, Pol konfirmoi se nofulla e tij është thyer, por kjo nuk e pengon që të kthehet përsëri në ring dhe të luftojë për tituj në pesha më të lehta. “Ndihem mirë, e kalova shumë mirë. E dua këtë sport, i dhashë gjithçka. Anthony Joshua është një luftëtar i shkëlqyer. Ai më mundi, por ky është sporti. Do të kthehem dhe do të vazhdoj të fitoj. Kam fituar tashmë...