E pyesin për të ardhmen e Muçit, presidenti i Beshiktashit: Trabzonspori nuk na ka kontaktuar, është lojtar i joni

E pyesin për të ardhmen e Muçit, presidenti i Beshiktashit: Trabzonspori nuk na ka kontaktuar, është lojtar i joni

Ernest Muçi po shkëlqen me fanellën e Trabzonsporit. Sulmuesi shqiptar po shënon vazhdimisht në Turqi, duke u kthyer në një nga lojtarët më në formë të momentit. I pyetur për të ardhmen e tij, presidenti i Beshiktashit është përgjigjur se Muçi do të jetë sërish pjesë e bardhezinjve nëse Trabzonspori nuk dëshiron të zbatojë opsionin për blerjen e kartonit të 24-vjeçarit. “Trabzonspori ka gjithashtu një opsion blerjeje për Muçin. Nëse duan ta përdorin, mund ta bëjnë. Ata ende nuk na kanë kontaktuar. Nëse nuk e përdorin opsionin, atëherë Muçi është lojtari jonë. Ai do të luajë për Beshiktashin”, ka deklaruar Serdal Adali./Sport Ekspres/