E pyesin për merkaton, drejtori sportiv: Emri i Berishës ishte në gojën e të gjithëve
Panraleo Korvino ka folur për “La Gazzetta dello Sport”-in rreth merkatos së Leçes. Drejtori sportov ka thënë se Tiago Gabrieli, Berisha dhe Falkone janë emra që kanë qarkulluar në shumë klube të tjera për një transferim të mundshëm. Ai e pranon se lojtarët në fjalë kanë cilësinë e duhur për të luajtur në një klub më të rëndësishëm, por te Leçe kanë vendosur të mbajnë talentet e reja në skuadër në mënyrë që të sigurojnë qendrimin edhe për të paktën një sezon në Serinë A. “Tiago Gabrieli, ashtu si Berisha dhe Falkone, tani është në gojën e të gjithëve. Ata janë gati për të hedhur hapin cilësor, por pas tyre janë shumë lojtarë të tjerë të talentuar që donim t’i mbanim në mënyrë që të...
Burimi:
sportekspres.com