E pazakontë në Superiore/ Portieri braktis ekipin, largohet në mes të ndeshjes

E pazakontë në Superiore/ Portieri braktis ekipin, largohet në mes të ndeshjes

Një episod i pazakontë u regjistrua gjatë ndeshjes Vora–Bylis, ku portieri i skuadrës ballshiote, Jeremy Vachoux, braktisi ekipin dhe u largua nga fusha, pa ia kërkuar trajneri. Ngjarja ndodhi në minutën e 42-të, kur gardiani francez u largua pa asnjë sinjal apo kërkesë nga stafi teknik apo arbitri. Veprimi i tij u interpretua si shenjë proteste. Arbitri kryesor e ndëshkoi Vachoux me karton të verdhë pas daljes nga fusha, ndërsa hoqi edhe fanellën. Arsyeja e largimit mbetet mister.