E Para/Kryesuesit me dalje delikate, e 28-ta rebus më vete

E Para/Kryesuesit me dalje delikate, e 28-ta rebus më vete

Java e 28-të në Kategori të Parë vjen sot me përballje mjaft delikate për fatet e skuadrave në garë. Dje derbi myzeqar Apolonia- Lushnja përfundoi 0-0 ndërsa sot të mëdhatë Skënderbeu e Laçi janë me mision serioz me sfidat përkatëse në Luz të Vogël dhe Fushë Krujë. Edhe Pogradeci teksa qëndron 5 pikë larg bardhezinjëve të vëndit të dytë do të ketë punë në “Liri Ballabani” me Burrelin vendas. Mjaft delikate takimet e dy skuadrave të fundit AF Luftëtari i cili viziton Peshkopinë dhe Kukësi që mbyll tabelën me vizitën në fushën e Kastriotit e cila sot është Vora. Java e 28-të Kategori e Parë Ora 15:00 Iliria- Laçi Besa- Skënderbeu (në Luz të Vogël) Burreli-Pogradeci Korabi- AF Luftëtari Kastrioti- Kukësi (në Vorë) Apolonia- Lushnja...