E papritur! Mes Juves dhe Vlahovic rikthehet “dashuria”, palët lënë takim për rinovimin e kontratës
Edhe pse nuk është parë në fushë për tre muaj (29 nëntor kundër Cagliari), sulmuesi i Juventus, Dusan Vlahovic, që po shkakton shumë diskutime. Kjo sepse ambientimi i David nuk ka shkuar siç shpresohej dhe Openda ka zhgënjyer thellësisht. Për pasojë, sulmuesi serb është ende në qendër të diskutimeve të menaxhmentit të Juventus për arsye teknike dhe financiare. Kjo ndodh edhe sepse çështja e një rinovimi të mundshëm të kontratës, që skadon më 30 qershor 2026, është rihapur papritmas. Ky është një skenar i papritur, pasi Vlahovic dukej i destinuar të kërkonte fatin e tij diku tjetër, duke kërkuar të përfitonte nga pozicioni i tij si agjent i lirë. Por asgjë nuk është e humbur në lidhje me rinovimin. Palët janë pajtuar në muajt e...
Burimi:
telesport.al