“E njoh shumë mirë”, Conceicao këshillon Juven: Çdo skuadër do të donte ta kishte
13 Mars 2026 15:05 Telesport Francisco Conceicao ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit që Juventus do të luajë në fushën e Udinese-s të shtunën në mbrëmje. Lojtari portugez i është përgjigjur në lidhje me merkaton, duke u ndalur te bashkëkombësi i tij Bernardo Silva. Mesfushori i Manchester City-t pritet të largohet nga skuadra angleze në fundin e këtij sezoni dhe Juventus-i është vënë në gjurmët e tij. “A do t’ia këshilloja Bernardo-n Juventus-it? E njoh shumë mirë, e di që është i fortë, por nuk kemi folur për këtë. Nuk e di nëse Juventus-i do ta marrë, por nëse do të më pyeste, do t’i them se Juvja është një skuadër e madhe dhe se këtu duam të fitojmë....
Burimi:
telesport.al