E ndjek edhe Inter, por ylli i Argjentinës preferon transferimin te Barcelona

E ndjek edhe Inter, por ylli i Argjentinës preferon transferimin te Barcelona

16 Korrik 2026 17:44 Telesport Pavarësisht se është nën kontratë deri në vitin 2029, Cuti Romero duket se ka vendosur të largohet që këtë verë nga Tottenham. Argjentinasi është në kërkim të një sfide të re dhe interesi për të nuk mungon. Deri tani ka pasur interes konkret nga ana e Interit, që së fundmi ka pyetur Tottenham për Djed Spence, por edhe për qendërmbrojtësin argjentinas. Pengesa kryesore për zikaltrit është çmimi 50 milionë që Tottenham do të kërkojë për të lënë të lirë Romeron. Në anën tjetër, Sport zbulon se vetë qendërmbrojtësi argjentinas preferon transferimin te Barcelona. Duke qenë se katalanasit janë në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri, Romero mund të jetë profili i duhur për trajnerin Hansi Flick. Për momentin, Barcelona është...