E mori falas, e shiti 115 milionë euro… Marotta: Ju tregoj transferimin që më bën krenar

E mori falas, e shiti 115 milionë euro… Marotta: Ju tregoj transferimin që më bën krenar

3 Shkurt 2026 14:05 Alfred Lleshi Gjatë karrierës së tij si drejtues, Giuseppe Marotta ka realizuar shumë operacione të rëndësishme, por një mbetet e veçantë. Presidenti i Interit, në një intervistë për DAZN, zbuloi transferimin që e ka bërë më krenar: “Ai historik mban emrin Pogba. E morëm me parametër zero nga Manchester United dhe pas 2-3 vitesh e rishitëm për 115 milionë euro. Për mua është diçka unike dhe e papërsëritshme”. Marotta vlerësoi edhe rolin e Mino Raiola, duke e quajtur një nga agjentët më të aftë, si dhe përmendi me nostalgji figura si Sir Alex Ferguson. Duke folur për kombëtaren, Marotta shtoi: “Shpresojmë të kualifikohemi në Botëror. Ka të rinj që nuk e kanë parë kurrë Italinë në Kupën e Botës. Për një...