E mbani mend Paolo Tramezzani? Krahu i djathtë i De Biasi merr drejtimin e Como, për femra

E mbani mend Paolo Tramezzani? Krahu i djathtë i De Biasi merr drejtimin e Como, për femra

10 Shkurt 2026 14:04 Alfred Lleshi “Como Women” ka zyrtarizuar emërimin e Paolo Tramezzanit si trajner i ri i ekipit të parë, me kontratë deri në qershor 2028. Ish-mbrojtësi i Interit dhe Tottenham, krahu i djathtë i De Biasi në kombëtaren tonë kuqezi, që u kualifikua në “Euro 2016” për herë të parë në histori, vjen pas një karriere të pasur ndërkombëtare në pankinat e klubeve në Zvicër, Kroaci, Arabinë Saudite dhe Qipro, ku fitoi kampionatin me APOEL Nikosia në sezonin 2018-19. Klubi, përmes CEO Nicola Verdun dhe drejtorit sportiv Miro Keci, shqiptar, theksoi se profili i Tramezzanit është ideal për të valorizuar një skuadër me shumë lojtare ndërkombëtare, falë lidershipit dhe përvojës së tij në ambiente multikulturore. Trajneri shprehu entuziazmin për projektin afatgjatë: “Ishte...