E kërkon ish-trajneri, sulmuesi drejt largimit nga Milani

E kërkon ish-trajneri, sulmuesi drejt largimit nga Milani

Christopher Nkunku mund të largohet nga Milani vetëm pak kohë pas paraqitjes së tij më të mirë në “San Siro”, ku realizoi një dopietë ndaj Veronës. Sulmuesi francez është objektiv konkret i Fenerbahçes, e cila ka paraqitur një ofertë të konsideruar të leverdishme. Milani po e vlerëson seriozisht këtë mundësi, pasi do të rikuperonte pothuajse të gjithë investimin e bërë në verë. Trajneri Domenico Tedesco, që e ka drejtuar Nkunkun te Leipzig, është nxitësi kryesor i interesimit. Për momentin, lojtari nuk ka dhënë sinjale të qarta për pranimin e transferimit. Me ardhjen e Fullkrug, Milani ka mbuluar pjesërisht repartin ofensiv, por një largim i mundshëm i Nkunkut do ta detyronte klubin të rikthehej në merkato. Në listë janë disa emra alternativë, nga profile të rinj...