E kërkojnë edhe Real Madrid me Barcelonën, por Inter tregohet më i shpejtë për yllin e ri kroat
13 Janar 2026 19:01 Telesport Sipas raportimeve nga Sky dhe SportMediaset, Inter thuhet se ka siguruar mbrojtësin e ri kroat, 18-vjeçarin Branimir Mlacic. Duke ditur që talenti i ri kroat është në radarin e Barcelonës dhe Real Madridit, klubi zikaltër ka arritur marrëveshjen me Hajduk Split për shifrën 5 milionë euro. Mlacic luan si qendërmbrojtës dhe konsiderohet si një nga yjet e rinj më premtues në Kroaci. Ai nuk do t’i bashkohet direkt ekipit të parë të Interit, por të jetë diku tjetër në huazim. Ende nuk dihet vendimi i klubit zikaltër nëse do ta lërë në huazim te Hajduk Split, apo në ndonjë ekip dhe ligë tjetër. Tashmë Inter e ka kthyer në strategji gjurmimin e talenteve të reja, blerjen e kartonit të tyre...
Burimi:
telesport.al